
Lexoni edhe:
Ja si e pritën Eglin familja e Gjestit
Vetëm pak minuta pas shpalljes si fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti dhuroi një intervistë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Artisi u shfaq i çliruar, plot humor dhe me vetëbesim të lartë. Kur u pyet pse fitoi ai dhe jo të tjerët, përgjigjja ishte tipike për stilin e tij: Se ia kam dridhë...
Ja si e pritën Eglin familja e GjestitLexoni edhe:
Për komentet e mundshme që fituesi ishte një person “pa shkollë”, ai u shpreh pa komplekse:
Ata që kanë shkollë s’e fituan, unë e fitova pa shkollë.
I emocionuar, Gjesti i dedikoi fitoren familjes dhe publikut:
Fitoren familjes, publikut – shumë faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur.
Ndërsa u pyet për marrëdhënien me Eglin pas finales, ai me batutë tha:
Eglit 100 mijë eurot, ja ku i ka. U kry me Eglin, ajo i ruan.
Gjesti deklaroi se do të festonte me familjen dhe se dashurinë e vërtetë e ndjen nga publiku:
Gjithqysh me familje, edhe dashurinë ta marr prej publikut.
Sa i përket dashurisë romantike, ai shtoi me bindje:
Jam i dashuruar… në Zotin!
Për çmimin prej 100 mijë eurosh, këngëtari tha se do t’i përdorë me përgjegjësi:
Do t’ia kushtoj familjes, atyre që kanë nevojë, në punë, biznes, në muzikë me investu.
Me këtë paraqitje energjike dhe të sinqertë, Gjesti vulosi fitoren e tij jo vetëm si konkurrent, por edhe si një personazh që di të tërheqë vëmendjen me karizëm dhe autenticitet.
(Kosova Sot Online)