Egli del me paralajmërim

  • A.P /
  • 02 May 2025 - 10:18
Egli del me paralajmërim

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë një postim në rrjetet sociale që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Egli ka ngjallur entuziazëm te ndjekësit e saj pasi ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Në një video të postuar në “Instastory”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqet duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ty”, një bashkëpunim me këngëtarin dhe ish-banorin tjetër të BBV 4, Kelly-n.

(Kosova Sot Online)