
Lexoni edhe:
Dafina Zeqiri merr një vendim të papritur
Pavarësisht se ka kaluar gati një vit që nga ndarja e tyre, duket se Heidi dhe Romeo nuk po i ndahen shpirtërisht njëri-tjetrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Edhe pse ka qenë vetëm Heidi që ka konfirmuar publikisht ndarjen, duke thënë në intervista se është mirë, ndarja e tyre ka lënë hapësirë për spekulime.
Dafina Zeqiri merr një vendim të papriturLexoni edhe:
Në natën e djeshme, gjatë një koncerti, dyshja janë parë të jenë në të njëjtin ambient, një detaj që nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga fansat.
Ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet ka qenë komunikimi me sy që është parë mes tyre, duke ngritur pyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre.
Pavarësisht këtyre momenteve, vetëm Heidi ka deklaruar publikisht se nuk ka asgjë mes saj dhe Romeos, ndërsa Romeo ka zgjedhur të fokusohet vetëm tek vetja, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke hequr dorë nga çdo intervistë mediatike. Çfarëdo që të ketë ndodhur mes tyre, mbetet ende mister.
(Kosova Sot Online)