Flitet se Shpati me gruan e tij nuk janë më bashkë

  • A.P /
  • 05 May 2025 - 13:12
Flitet se Shpati me gruan e tij  nuk janë më bashkë

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija, duket se po kalojnë një periudhë të trazuar në jetën private, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve, marrëdhënia mes tyre është në krizë të thellë – madje nuk përjashtohet mundësia që martesa e tyre tashmë të ketë marrë fund.

 

Të dhënat e para për këtë situatë nuk vijnë vetëm nga burime të brendshme, por edhe nga vetë sjellja e çiftit në rrjetet sociale. Prej disa javësh, ata nuk janë parë bashkë, ndërsa ndjekësit e tyre kanë vënë re një tjetër detaj domethënës: Shpati dhe Selvija nuk ndiqen më në Instagram dhe kanë fshirë çdo gjurmë të përbashkët nga profilët e tyre.

Një tjetër element që ka ngritur dyshime lidhet me një mesazh emocional të postuar së fundmi nga Selvija në InstaStory:
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, Selvija duket se po përqendrohet në projekte të reja. Ajo është në përgatitjet finale për publikimin e librit të saj të parë në gjuhën shqipe, të titulluar “Puno & Fito Online”, një guidë për gratë që duan të ndërtojnë pavarësinë e tyre financiare përmes punës në internet.

Image

(Kosova Sot Online)