Vesa Luma i del në krahë Big Bastës: Jam krenare për të

  • A.P /
  • 10 May 2025 - 12:00
Vesa Luma i del në krahë Big Bastës: Jam krenare për të

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas bullizimit dhe ofendimeve që disa prej pjesëmarrësve në “Ferma VIP 2” i kanë bërë bashkëshortit të saj, reperit Big Basta, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim emocional, Vesa shprehet se gjithmonë ka përdorur platformat e saj për të luftuar fenomene negative në shoqëri, por kësaj here ndjen dhimbje të veçantë, pasi sulmet kanë ardhur nga kolegë të skenës, të cilët sipas saj, japin shembuj të gabuar për rininë.

 

“Ajo që më dhemb më shumë është të shoh artistë që i konsiderojmë kolegë, të cilët me sjelljet e tyre japin mesazhe të rrezikshme për brezin e ri. Aty më mbyllet goja...”, shkruan ajo.

Vesa gjithashtu zbulon se vetë ka qenë nxitësja kryesore që Big Basta të bëhej pjesë e këtij reality show, për të dhënë një shembull ndryshe. “Një artist nuk ka pse t’i trembë të tjerët që ngre zërin, por duhet të jetë model i qytetarisë dhe edukatës,” shton ajo, duke e cilësuar reperin si një nga njerëzit më të drejtë dhe me këmbë në tokë që ka njohur.

Përkundër ditëve të vështira, ajo thotë se është jashtëzakonisht krenare për mbështetjen që ai po merr nga publiku. “I duruari, i fituari,” përfundon Vesa, duke lënë të kuptohet se po mendon ta surprizojë bashkëshortin në ditëlindjen e saj që bie të hënën.

Postimi i plotë:

"Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia, të ndërtuara prej shumë vitesh, për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë. E ndjeja për detyrim, sidomos pas lindjes së djalit, kur e kuptova realisht esencën e jetës.

Nuk e dija që ajo që do të më dhembte më shumë, do të ishte të shoh kolegë e artistë, të cilët japin shembuj të këqij për rininë që i sheh si model. Aty më mbyllet goja...

Një nga arsyet pse @bigbastazone është bërë pjesë e reality show-t Ferma VIP (dhe shtysa më e madhe ka qenë nga unë), është që të japë një shembull ndryshe. Të japë një fije shprese që ka edhe artistë të civilizuar, me edukatë dhe me kulturë. Artistë që s’kanë nevojë t’i kenë frikë të gjithë pse ngrejnë zërin, por që i japin shembull djalit të tyre se ofendimet luftohen me qetësi dhe inteligjencë.

I vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e më këmbë në tokë që kam njohur (këtë e dinë të gjithë ata që e njohin)...

Ndaj, jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështesni aq fort.

Këto ditë kanë qenë jo shumë të lehta, por siç po na mëson edhe @bigbastazone – me qetësinë e tij të pashoq –
I duruari, i fituari.

Tani më thoni... të shkoj t’ia bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën?
Dhe çfarë t’i them nga ju, se nga unë e di vetë!"

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

(Kosova Sot Online)