
Lexoni edhe:
'Shkodra Elektronike' ka dërguar Shqipërinë në finale të 'Eurovision 2025'
Pas një nate spektakolare në Bazel të Zvicrës, janë publikuar emrat e 10 shteteve të para që kualifikohen në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’, e cila do të mbahet të shtunën më 17 maj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
'Shkodra Elektronike' ka dërguar Shqipërinë në finale të 'Eurovision 2025'Lexoni edhe:
Pas performancave të zjarrta nga 15 shtete konkurrente në gjysmëfinalen e parë, publiku dhe juritë votuese kanë përzgjedhur këto dhjetë shtete që do të vazhdojnë garën për trofeun e madh të këtij viti:
Norvegjia
Shqipëria
Suedia
Islanda
Holanda
Polonia
San Marino
Estonia
Portugalia
Ukraina
Momenti i shpalljes së finalistëve u prit me emocione të mëdha në arenën “St. Jakobshalle” dhe në EuroVillage, ku mijëra fansa të Eurovisionit kishin ndjekur nga afër performancat dhe rezultatin.
(Kosova Sot Online)