
Lexoni edhe:
Ky detaj e pasqyron lidhjen e Gjestit me Eglin
Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportimeve nga media turke, klubi kishte synuar të ftonte superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar në ceremoninë festive.
Ky detaj e pasqyron lidhjen e Gjestit me EglinLexoni edhe:
Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, thuhet se kërkoi 3.5 milionë dollarë për një paraqitje live, shkruan DailyMail.
Dua Lipa
Kjo shifër u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit stambollit dhe, si rrjedhojë, oferta nuk u pranua.
Pavarësisht refuzimit të bashkëpunimit me këngëtaren, festimet për titullin e 25-të kampion të Galatasaray do të mbahen.
Kjo arritje historike i jep klubit të drejtën të vendosë pesë yje mbi stemën – një simbolikë e futbollit turk që përfaqëson çdo pesë tituj të fituar.
Themeluar në vitin 1905, nga djali i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri, Aliu, Galatasaray mbetet skuadra më e dekoruar në historinë e futbollit turk, duke forcuar edhe më tej dominimin dhe trashëgiminë e saj sportive.
(Kosova Sot Online)