Gjesti përlotet gjatë koncertit në Zvicër

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 13:25
Gjesti përlotet gjatë koncertit në Zvicër

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka mbajtur një koncert  në Zvicër, përpara një audience të madhe dhe entuziaste, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë një momenti të performancës, këngëtari u emocionua thellësisht, duke u parë teksa fshinte lotët para se të vazhdonte me këngën e radhës.

 

Ky moment i ndjerë u prit me duartrokitje të fuqishme nga publiku dhe fansat, të cilët kanë treguar mbështetje të madhe për artistin pas daljes nga formati televiziv.

Koncerti u vlerësua si një tjetër sukses në karrierën e tij në rritje.

 

(Kosova Sot Online)