Tuna e pranon publikisht: Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 15:46
Tuna e pranon publikisht: Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë

Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.

 

Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”

Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Zen, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)