
Lexoni edhe:
'Kush ka qika' vjen përplot ritëm nga Lendita Selimi
Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ata kanë patur mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe në mënyrë anonime,, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E sigurisht që nuk mund të mungonin as pyetjet në lidhje me rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 4” dhe raportin e tij me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
'Kush ka qika' vjen përplot ritëm nga Lendita SelimiLexoni edhe:
Një ndjekës e ka pyetur këngëtarin nëse ka kontakt me Gjestin dhe shton se kur ishin në shtëpinë e Big-ut i kanë kënaqur teksa këndonin mbrëmjeve.
“A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big, ju të dy na keni kënaqur mbrëmjeve kur këndonit”, ishte pyetja e dërguar në mënyrë anonime.
Ndërkohë ish-banori i përgjigjet:
“Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale”.
(Kosova Sot Online)