Këngëtarja shqiptare e kurorëzon dashurinë me martesë

  • A.P /
  • 31 May 2025 - 14:24
Këngëtarja shqiptare e kurorëzon dashurinë me martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në Jug të Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar.

Të pranishmit kanë ndarë pamje romantike nga momenti i kurorëzimit, ku çifti duket më të dashuruar se kurrë nën sfondin e kaltër të detit dhe qiellit shqiptar. Luar shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant, ndërsa atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion.

Image

(Kosova Sot Online)