A ju pëlqeu kënga e re e Gjestit: 'Veshu ndrequ, kadale, qu e mos e bë t'madhe'?

  • A.P /
  • 31 May 2025 - 16:00
A ju pëlqeu kënga e re e Gjestit: 'Veshu ndrequ, kadale, qu e mos e bë t'madhe'?

Artisti i njohur Gjesti, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Veshu ndrequ”, një projekt që po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Si zakonisht, Gjesti e ka ruajtur sensin e tij unik për kohën e goditjes.

Kënga e re u shoqërua me qindra komente pozitive brenda orëve të para, duke u mirëpritur nga fansat dhe ndjekësit e tij në platformat digjitale.

 

Me një stil që kombinon tekstin me mesazh dhe ritmin modern, “Veshu ndrequ” po cilësohet si një nga projektet më të qëlluara në muajt e fundit.

(Kosova Sot Online)