Ja pse policia britanike patrulloi koncertin e Dua Lipës

  • A.P /
  • 24 June 2025 - 07:42
Ja pse policia britanike patrulloi koncertin e Dua Lipës

Në mes të atmosferës së zjarrtë dhe ngazëllimit për koncertin madhështor të këngëtares së famshme, Dua Lipa, në stadiumin Wembley, një prani e re policore është vënë re mes turmës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Oficerë të specializuar të Metropolitan Police, të trajnuar posaçërisht për të identifikuar dhe parandaluar sulmet ndaj grave.

 

Sipas mediave të huaja, iniciativa, e konsideruar si “e para e këtij lloji”, synon të luftojë dhunën ndaj grave dhe vajzave në kohë reale gjatë ngjarjeve të mëdha në Londër, në një kohë kur raportimet për incidente të tilla janë rritur me mbi 33% gjatë pesë viteve të fundit.

Image

(Kosova Sot Online)