Dafina Zeqiri e jep lajmin e mirë

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 15:00
Dafina Zeqiri e jep lajmin e mirë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të gëzueshëm dhe emocional, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka treguar se është gati për të marrë në krahë djalin e saj të vogël.

 

Lajmin e ëmbël, Dafina e ka bërë publik përmes një Instastory të publikuar, duke emocionuar fansat dhe miqtë që prej kohësh kanë qenë kureshtarë për jetën e saj personale.

Ky është një ndër momentet më të bukura në jetën e saj, e cila prej vitesh ka qenë një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare.

Image

(Kosova Sot Online)