Inva Mula: As milionat nuk më interesojnë

  • A.P /
  • 07 July 2025 - 09:00
Inva Mula: As milionat nuk më interesojnë

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula derisa rrëfeu jetën profesionale dhe atë personale, ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywood-ian, “Fifth Element”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Sa të paguan? Se Hollywood-i…

Inva Mula: Ishte një akt ishte gabim jetësor. Unë shkova me agjentin tim një njeri me shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Nga entuziazmi ai harroi të firmoste të drejtat e autorit.

Nuk fiton asgjë sot e kësaj dite?

Inva Mula: Jo! Është me miliona, por i kam thënë vetes që s’ka gjë, pasi fitova përjetësisht administrimin e publikun. Edhe milionat nuk më interesojnë, më interesojnë njerëzit që kanë parë shfaqjen. Po të kisha milionat nuk e di nëse do të më interesonte të këndoja më apo jo.

Image

(Kosova Sot Online)