
Lexoni edhe:
Loredana: Jam e hapur ndaj njohjeve të reja
Pas lajmit për arrestimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga rivali i tij i dikurshëm, Stresi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se pas ndalimit të Noizyt qëndron TikTok-eri Medi Iseni, me të cilin të dy reperët kanë pasur përplasje të mëparshme.
Loredana: Jam e hapur ndaj njohjeve të rejaLexoni edhe:
“Që kur kemi pasur problemet me ty, unë s’kam udhëtuar më drejt Zvicrës me pasaportë, sepse e di që ti bën denoncime edhe atje,” shkruan Stresi, duke e cilësuar Isenin si një person problematik që ka përçarë gjysmën e estradës.
Ai shton më tej: “Këtë tipin e paskan parë atje 3-4 ditë më parë dhe mendja i shkon sërish te ne. Pëllumbi i Zvicrës, thua se veç me ne ke pasur probleme…”
Stresi e mbyll reagimin me një frazë sarkastike: “Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”, një mesazh i koduar që tingëllon si paralajmërim ndaj TikTok-erit dhe ngre dyshime për një prapavijë personale pas ndalimit të Noizyt.
Ndërkohë, autoritetet zvicerane ende nuk kanë dhënë detaje mbi arsyet e arrestimit të reperit, duke lënë hapësirë për spekulime dhe tensione në rrjet.
(Kosova Sot Online)