Genta Ismajli e ka bërë 'njetë' me u rikthy sërish në skenë

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 07:49
Genta Ismajli e ka bërë 'njetë' me u rikthy sërish në skenë

Genta Ismajli është gati për rikthimin e saj në industrinë muzikore pas një mungese të gjatë në skenë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Por ajo që e bën këtë rikthim interesant, është bashkëpunimi i saj me moderatoren Luana Vjollca.

Të dyja kanë ndarë të njëjtat foto nga sheshxhirimet e klipit të tyre të ri.

Image

(Kosova Sot Online)