Kjo këngëtare, sot është krejtësisht ndryshe (Foto)
Iggy Azalea duket se është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj.
Ylli 25-vjeçar, emri i vërtetë i së cilës është Amethyst Amelia Kelly, publikoi të premten në llogarinë e saj në Instagram dy fotografi, ku shihet bashkë me motrën e saj Emerald Kelly, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në fotografi, reperja nga Australia, atëkohë bjonde, shfaqet krahë për krahë me motrën.
Pa ndonjë përshkrim të shtuar, Iggy lë që fotot të flasin vetë.
(Kosova Sot)