Pas alarmit për bo*mbë anulohet koncerti i Noizyt

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 12:00
Pas alarmit për bo*mbë anulohet koncerti i Noizyt

Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Shkak i anulimit u bë një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.

Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.

Image


(Kosova Sot Online)