Teuta Rugova ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 12:13
Teuta Rugova ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj

Në një ceremoni private dhe të mbushur me emocion, Teuta Rugova, vajza e vetme e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me Agron Gjeloshin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Çifti u martua në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë, ku ceremonia u drejtua nga Kryetari i Komunës së Prishtinës

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë familjare.

Teuta Rugova, e njohur për angazhimin si ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, ka ruajtur gjithmonë një profil të rezervuar publikisht, duke mos qenë asnjëherë pjesë e zhurmës mediatike rreth jetës së saj private.

Martesa e saj me Agron Gjeloshin shënon një hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Image

(Kosova Sot Online)