Burak Özçivit largohet nga seriali historik që theu rekordet

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 14:00
Burak Özçivit largohet nga seriali historik që theu rekordet

Aktori i njohur Burak Özçivit largohet nga seriali historik “Kuruluş Osman” pas 6 viteve në rolin e Osman Beut që theu rekordet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Në mesazhin e tij emocional ai shkroi: "Të thuash lamtumirë është një virtyt i madh. Dua të falënderoj publikun tonë, përballë atyre që përpiqen të krijojnë perceptime mbi një pasion e përkushtim 6-vjeçar. Mirupafshim në histori të reja…”



 Fillimisht u mendua që ai do vazhdonte edhe në sezonin 7, por burime nga prapaskena thonë se Özçivit kërkoi 4 MILIONË TL për episod (114,000€) çka çoi në mospajtime me produksionin.

Pas ndarjes, palët ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Ndërkohë, sezoni i ri do nisë me versionin e moshuar të Osman Beut, dhe kalimi do bëhet në periudhën e Orhanit.
A do rikthehet Emre Bey apo një emër tjetër do e luajë Orhanin⁉️

Bozdağ Film po përgatit edhe projekte të reja, me emra si:Mert Yazıcıoğlu, Murat Ünalmış dhe İbrahim Çelikkol në diskutim.

“Kuruluş Osman” vazhdon me kast të rinovuar, por pa fytyrën kryesore që e udhëhoqi për 6 sezone.

Image

(Kosova Sot Online)