
Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: Vrasjet dhe dhuna ndaj grave më shtynë të krijoj projektin 'GRUA'
Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një status të ndjerë në rrjetet sociale, Dua shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit.
Adelina Ismaili: Vrasjet dhe dhuna ndaj grave më shtynë të krijoj projektin 'GRUA'Lexoni edhe:
Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.
“Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.
Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.
Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.
Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…”
Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.
(Kosova Sot Online)