Gjesti godet Stresin me këtë veprim

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 14:30
Gjesti godet Stresin me këtë veprim

Pas videos virale ku Jozi dhe Stresi u shfaqën në një situatë që ndezi rrjetin, nuk ka munguar as reagimet. Gjesti hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjet, pasi dihet që gjatë kohës së BBVIP, Stresi ishte një ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, duke e përkrahur hapur në çdo dalje publike.

Por duket se “unfollow”-i nuk mbeti pa përgjigje. Stresi reagoi shpejt, duke ia kthyer me të njëjtën mënyrë: Ai hoqi Gjestin nga ndjekësit e tij, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur në prapaskenë por një gjë është e sigurt, marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.

Image

(Kosova Sot Online)