Pamela tregon propozimin e 'ndyrë' që i ka bërë 'Roki'

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 13:00
Pamela tregon propozimin e 'ndyrë' që i ka bërë 'Roki'

Pamela Anderson ka risjellë në vëmendje një nga episodet më të komentuar të së kaluarës së saj sentimentale, duke bërë një deklaratë të re ndaj aktorit të njohur Sylvester Stallone, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, ish-ylli i serialit ikonik Baywatch u përball me një sfidë ku i duhej të tregonte pa filtra për romancat e saj të mëparshme. Ajo përmendi ish-bashkëshortët, disa lidhje të bujshme, por momenti që mori më shumë vëmendje ishte historia me Stallone, të cilën ajo e quajti të çuditshme dhe të paharrueshme.

Sipas Anderson, Stallone i kishte bërë një propozim të pazakontë: të bëhej “vajza e tij numër një”, në këmbim të një apartamenti dhe një makine luksoze Porsche. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Stallone kanë mohuar sërish deklaratat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të sajuara.

Image

(Kosova Sot Online)