Ja me kënd dëshiron të takohet Bleona Qereti

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 15:30
Ja me kënd dëshiron të takohet Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka birësuar një luan në Afrikë, të cilin e ka emëruar me emrin Sarara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë kam marrë këtë byzylykun dhuratë për ditëlindje, vlera e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë,”tha ajo.

 

Për më tepër, Bleona shpjegoi se përmes një aplikacioni të quajtur Fahlo, i cili është një platformë që bashkëpunon me organizata të ndryshme për mbrojtjen e jetës së egër, ajo mund të ndjekë në kohë reale lëvizjet e luanit të birësuar.

Bleona gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për të takuar personalisht titanin e teknologjisë Elon Musk, për t’iu lutur për një kërkesë. “Dua të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkojë që t’i shpëtojë të gjitha kafshët e kësaj bote”-theksoi ajo mes tjerash.

Image


(Kosova Sot Online)