A u godit me kanaçe gjatë koncertit Anxhela Peristeri?

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 15:00
A u godit me kanaçe gjatë koncertit Anxhela Peristeri?

Këngëtarja Anxhela Peristeri, ka reaguar publikisht pas disa lajmeve që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale, sipas të cilave ajo ishte goditur në fytyrë me një kanaçe gjatë një koncerti në Përmet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një postim në Instagram, interpretuesja e hitit “Karma” sqaroi se lajmi nuk është i vërtetë dhe se gjithçka është keqinterpretuar.

“Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar” – shkroi Peristeri.

Lajmi i përfolur kishte lidhje me mbrëmjen e 8 gushtit, gjatë festivalit “Nona” në Përmet, një ngjarje e dedikuar gjysheve shqiptare. Anxhela ishte një nga artistet e ftuara për të performuar, por sipas raportimeve, gjatë interpretimit të saj një person nga publiku e kishte goditur me një kanaçe.

Image

(Kosova Sot Online)