Arbenita i ka dy fjalë pas urdhër-arrestit ndërkombëtar

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 07:38
Arbenita i ka dy fjalë pas urdhër-arrestit ndërkombëtar

Arbenita Ismajli ka reaguar pas njoftimit se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në këtë gjykatë, i cili tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat ligjore dhe legjislacionin në fuqi. Hetimet ndaj Ismajlit kanë nisur në qershor të këtij viti, pasi Prokuroria Themelore në Gjilan dyshon se ajo nuk ka zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, reperin Feronit Shabani.

Sipas aktvendimit, Shabani kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se modelja ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Pas publikimit të lajmit, Arbenita ka ndarë një video nga makina në rrjetet sociale, ku në sfond dëgjohej një këngë e Rihannas. Me një ton të qetë, ajo shkroi:

“E di çdo tekst këngësh të Rihannas fjalë për fjalë” -duke lënë të kuptohet se pavarësisht ngarkesës ligjore dhe mediatike, po ruan qetësinë.

Image

(Kosova Sot Online)