
Lexoni edhe:
E pranon Dua: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë për martesë
Eksperti mbretëror, Richard Fitzwilliams, ka zbuluar arsyen kryesore pse Princi William nuk është ende i gatshëm të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E pranon Dua: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë për martesëLexoni edhe:
Në një intervistë për Fox News Digital, Fitzwilliams theksoi se mosbesimi ndaj Meghan Markle është një nga faktorët kryesorë. Ai tha se William ndjen se Harry e ka tradhtuar familjen mbretërore, veçanërisht pas publikimit të kujtimeve “Spare”, ku Harry ka bërë sulme personale ndaj tij.
“Ka gjëra që nuk harrohen lehtë,” shtoi eksperti, duke kujtuar se vëllezërit nuk kanë komunikuar as gjatë shërbimit përkujtimor të Lord Fellowes, në gusht të kaluar.
Një tjetër eksperte, Hilary Fordwich, mbështeti këtë qëndrim, duke vënë në dukje se mungesa e besimit është pengesa më e madhe për një pajtim. Ajo paralajmëroi se çdo bisedë private mund të bëhet publike dhe të përdoret për përfitime personale ose projekte komerciale.
Sipas Fordwich, familja mbretërore është e shqetësuar pasi Meghan nuk ndjen ndonjë detyrim ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror, gjë që e vështirëson rikthimin e marrëdhënieve mes vëllezërve.
(Kosova Sot Online)