Arrestohet nga policia Marina, vajza e këngëtares Eli Fara

  • A.P /
  • 22 August 2025 - 13:17
Arrestohet nga policia Marina, vajza e këngëtares Eli Fara

Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara, ka rënë në prangat e Policisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Arrestimi është bërë ditën e djeshme pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjes, ose nëse Marina Fara ka qenë e shoqëruar nga ndonjë person tjetër. Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. 

Kujtojmë se Marina Fara është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh poston fotografi duke reklamuar jetën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)