Katy Perry me një paraqitje të guximshme në Miami

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 10:04
Katy Perry me një paraqitje të guximshme në Miami

Katy Perry ka shkëlqyer me një paraqitje të guximshme në Miami, ku ndau fotografi nga turneu i saj ‘Lifetimes’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja 40-vjeçare u shfaq me një fustan rozë transparent, të ngushtë pas trupit, pa reçipeta dhe me një shall të hollë në qafë, duke tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të saj.

 

Ajo kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lëmuara, vathë argjendi dhe grimin e saj karakteristik me sy të theksuar dhe buzë në nuancë rozë, shkruan DailyMail.

Postimi i saj u pëlqye mbi 170,000 herë dhe u shoqërua me një emoji fjongo rozë.

Paraqitja e saj vjen mes thashethemeve për një lidhje me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, pasi ata u panë së fundmi në një darkë intime në Montreal.

Megjithatë, burime pranë këngëtares theksojnë se Katy nuk është e fokusuar tek një romancë të re, por tek turneu dhe rritja e vajzës së saj, Daisy Dove, pas ndarjes nga Orlando Bloom.

Image

(Kosova Sot Online)