Arbenita reagon me një mesazh pas zhurmës së fundit

  • A.P /
  • 10 September 2025 - 14:30
Arbenita reagon me një mesazh pas zhurmës së fundit

Arbenita Ismajli, e cila kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, ka ndarë një tjetër mesazh përmes Instagramit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo publikoi një video të vajzës së saj, Ninës, teksa në sfond dëgjohej një audio: “Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin”.

Ky mesazh shihet si shprehje e vendosmërisë së saj për të mos u përballur më me situata të vështira, duke treguar fokusin tek e ardhmja e saj dhe e vajzës.

Ismajli, e zhvendosur tashmë në Dubai, ka ndërtuar një jetë të re atje, ndërsa pak ditë më parë Gjykata Themelore në Gjilan lëshoi ndaj saj urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar.

Image

(Kosova Sot Online)