
Lexoni edhe:
Irlanda, Spanja dhe Sllovenia po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision për shkak të Izraelit
Leonardo DiCaprio, një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë bashkëkohore dhe fitues i çmimit Oscar, ka zbuluar së fundmi një dëshirë të veçantë për karrierën e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një intervistë për E! News, aktori tha se do të ishte i hapur të rikthehej në rolin e Jordan Belfort-it, ndërmjetësit të famshëm e të korruptuar të bursës në filmin kult të vitit 2013, The Wolf of Wall Street.
“Do të ishte argëtuese të bëja më shumë gjëra në The Wolf of Wall Street,” – u shpreh DiCaprio. Ky rol, nën regjinë e Martin Scorsese dhe përkrah emrave si Margot Robbie, Matthew McConaughey dhe Jonah Hill, konsiderohet një nga kulmet e karrierës së tij dhe i solli nominimin e katërt për Oscar.
Por aktori nuk foli vetëm për të kaluarën e lavdishme. Në një intervistë për Esquire, ai pranoi edhe një peng të madh: refuzimin për të interpretuar Dirk Diggler në filmin Boogie Nights (1997) të Paul Thomas Anderson, rol që më pas i hapi rrugën suksesit të Mark Wahlberg.
“Ky është zhgënjimi im më i madh,” – tha DiCaprio duke iu drejtuar vetë Wahlbergut në një bisedë publike. “Boogie Nights ishte një film i jashtëzakonshëm për brezin tim. Kur më në fund e pashë, mendova se ishte një kryevepër. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Markut në atë rol.”
Këto rrëfime nxjerrin në pah jo vetëm reflektimin e DiCaprios mbi zgjedhjet e tij artistike, por edhe respektin që ai ushqen për kolegët dhe për rolet që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë moderne.
(Kosova Sot Online)