‘Bukuria që vret’ (Foto)
Gigi Hadid ka shfaqur stomakun e saj të rrafshët gjatë një feste në mbrëmjen e së premtes
Gjatë karrierës së saj si modele ajo është paraqitur me veshje të ndryshme, mirëpo Gigi Hadid ka bërë përzgjedhjen më interesante kur është paraqitur në ahengun e organizuar në Hotelin ‘Dream Downtown’ të premten, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përveç veshjes interesante, që përbëhej nga një palë xhinse të relativisht të shkurtër të kombinuar me një të epërme të shkurtër, që zbulonte stomakun e saj të rrafshët dhe me një pallto të zezë, Gigi është parë edhe me një stil interesant të flokëve, të cilët i kishte ngjyrosur për shfaqjen e modës së Rihanna-s.
Supermodelja njëzetvjeçare i kishte mbledhur flokët në pjesën e pasme të kokës, duke krijuar stilin bishtkali, derisa në pjesën e përparme kishte vendosur aksesorë, që ia shtonin bukurinë, aksesorë që janë parë në kokat e modeleve në shfaqjen e Rihanna-s. Dukjen e saj mbresëlënëse Gigi e kishte kombinuar me një buzëkuq me ngjyrë të zezë.
(Kosova Sot)