Të gjithë sytë në të! (Foto)
Ajo është njëra nga modelet më të famshme të të gjitha kohërave dhe si e tillë ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha evenimentet e organizuara gjatë Javës së Modës në Nju-Jork. Andaj, Naomi Campbell nuk ka pasur se si të mungojë në shfaqjen e shoqes së saj të ngushtë, Rihanna-s, mbrëmjen e së premtes.
Në fakt, Naomi, që njihet për shijen e saj të hollë dhe për faktin që nuk heziton të jap kritika nëse nuk i pëlqen diçka, ka mbetur gojëhapur nga festa e shoqes së saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Naomi, në festën e këngëtares, që çdo ditë e më shumë po inkuadrohet në botën e modës, është paraqitur me veshje të bardha, të kombinuar me këpucë dhe çantë të zezë. Natyrisht, kur ajo po parakalonte, të gjithë sytë ishin kthyer nga ajo.
(Kosova Sot)