
Lexoni edhe:
Arbenita Ismajli ka ankesa edhe në Dubai
Dua Lipa surprizoi fansat gjatë koncertit të saj në New York, pjesë e turneut “Radical Optimism”, duke interpretuar këngën ikonike të Alicia Keys, No One, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo performancë erdhi si pjesë e traditës së saj për të përzgjedhur një këngë surprizë në çdo koncert të turneut.
Arbenita Ismajli ka ankesa edhe në DubaiLexoni edhe:
Interpretimi emocionues i këngës bëri jehonë të madhe në publik, por edhe për vetë këngëtaren Alicia Keys, e cila reagoi menjëherë pas performancës.
Momenti u bë edhe më i veçantë kur Dua ndau me publikun disa sekuenca nga fëmijëria, kur e kishte kënduar të njëjtën këngë kur jetonte me familjen në Kosovë.
Emocionet dhe lidhja personale e Duas me këtë këngë i dhanë performancës një tjetër dimension, duke prekur zemrat e të gjithëve të pranishëm.
(Kosova Sot Online)