
Lexoni edhe:
Mozzik ankohet se në aeroport u ndalua për shkak të presionit të Dimalit dhe Hekuranit
Aktori i njohur turk, İbrahim Çelikkol, ka zgjedhur të kurorëzojë dashurinë e tij trevjeçare me partneren Natali Yarcan, në një ceremoni të mbajtur në qytetin bregdetar të Bodrumit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dasma, e organizuar larg syve të publikut, mblodhi vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë, duke e kthyer ngjarjen në një festë intime e plot emocion.
Mozzik ankohet se në aeroport u ndalua për shkak të presionit të Dimalit dhe HekuranitLexoni edhe:
Fotot nga nata e veçantë nuk vonuan të shpërndahen në rrjetet sociale, ku një ndër imazhet më të shpërndara ishte ai ku Çelikkol shihej duke puthur bashkëshorten e tij. Në postimin e tij, aktori shoqëroi foton me vargje të poetit të famshëm Özdemir Asaf, një dedikim romantik që u komentua gjerësisht nga ndjekësit.
Kujtojmë se İbrahim Çelikkol ka qenë më parë i martuar me arkitekten Mihre Mutlu, me të cilën lidhi kurorë në vitin 2017. Nga kjo martesë ai ka një djalë të quajtur Ali, lindur në vitin 2019. Edhe pse çifti u divorcua në vitin 2022, marrëdhënia e aktorit me të birin ka mbetur shumë e ngushtë, duke e treguar shpesh në postimet e tij si një baba i përkushtuar.
Pas ndarjes, Çelikkol e gjeti dashurinë pranë Natali Yarcan. Fillimisht, romanca e tyre u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, por pas tre vitesh lidhjeje të qëndrueshme, ata vendosën të ndërmerrnin hapin e madh. Martesa e tyre u bë një surprizë e bukur për fansat, të cilët e pritën me mijëra urime në rrjete sociale.
(Kosova Sot Online)