Cardi B tregon pse zgjedh kirurgjinë kozmetike

  • A.P /
  • 25 September 2025 - 12:10
Cardi B tregon pse zgjedh kirurgjinë kozmetike

Cardi B ka folur rreth vendimit të saj për t’iu nënshtruar një sërë ndërhyrjesh kozmetike, duke sqaruar se kjo nuk kishte lidhje në asnjë mënyrë me ndjenjat e pasigurisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reperja 32-vjeçare u shfaq në podcastin e Alex Cooper “Call Her Daddy” dhe iu referua rasteve kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike, duke shpjeguar pse kjo nuk do të thotë se ajo është e pasigurt.

 

Fillimisht, ajo pretendoi se shpesh akuzohet se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale sepse ndihet e pasigurt.

“Fitova para duke kërcyer lakuriq. Dua të them, fitova para falë pamjes sime”, tha reperja, duke iu referuar viteve të saj të punës si striptiste. “Jo falë mendjes sime, jo falë zërit tim”, theksoi ajo.

Cardi B vazhdoi duke thënë: “Fitoja mijëra dollarë për shkak të pamjes sime para operacioneve, para se të ndërroja dhëmbët, para se të beja hundën, para se të beja të pasmet.”

Reperja e krahasoi trupin e saj me një paruke “e ndërron paruken çdo ditë tjetër”, tha ajo, duke shpjeguar se kjo do të thotë thjesht se i pëlqen shumëllojshmëria dhe ka shije të caktuara, jo se ndihet e pasigurt.

“Nuk jam ndjerë kurrë vërtet e pasigurt. Thjesht më pëlqen një lloj trupi i caktuar”, tha Cardi. “Nëse kam para dhe mundem, do të ndryshoj diçka, nëse dua“, shpjegoi ajo.

Image


(Kosova Sot Online)