Bebe Rexha do t'ju befasoj me këtë paraqitje

  • A.P /
  • 25 September 2025 - 15:00
Bebe Rexha do t'ju befasoj me këtë paraqitje

Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të papritur të pamjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja ka vendosur të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve, duke i kthyer në rozë të butë – një nuancë që i jep freski, delikatesë dhe nxjerr më në pah tiparet e saj.

 

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Bebe shfaqet me flokë të gjatë e të drejtë, duke reflektuar një anë më të ëmbël dhe elegante të saj.

Fansat reaguan menjëherë me komente pozitive, duke e cilësuar ndryshimin si një zgjedhje të guximshme dhe plot stil.

Image


(Kosova Sot Online)