
Lexoni edhe:
Rihanna humb 36 milionë dollarë
Efi Dhedhes, shqetësoi fansat e saj pas një postimi të papritur nga spitali. Në një foto të publikuar në Instagram, Efi shihej e shtrirë në shtrat me uniformën e pacientëve, duke shkruar: “Mirëmëngjes edhe kështu.” Postimi ngjalli menjëherë kureshtje dhe shqetësim, pasi shumëkush u pyet nëse ajo po përballej me ndonjë problem shëndetësor apo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rihanna humb 36 milionë dollarëLexoni edhe:
Pak orë më pas, Efi ndau një tjetër imazh, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe me shenjën e paqes, shoqëruar me mbishkrimin “Me sukses.” Kjo foto solli lehtësim te ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me urime për shërim të shpejtë dhe mesazhe dashurie.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të ndërhyrjes, postimet e saj tregojnë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se Efi po rikuperohet. Ndjekësit e saj vlerësuan transparencën dhe pozitivitetin që ajo përcolli, duke e cilësuar si një grua të fortë dhe plot energji pozitive.
Në rrjete sociale, emri i Efit u bë menjëherë trend, me shumë ndjekës që ndanë postimet e saj duke i uruar shëndet dhe rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
(Kosova Sot Online)