
Lexoni edhe:
Kim Kardashian: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur
Fero ka ndarë detaje të rralla nga jeta e tij personale dhe profesionale, në një intervistë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai foli hapur për fillimet e karrierës, periudhat e vështira që ka kaluar, si dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli një lidhje që për shumë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Kim Kardashian: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur
Lexoni edhe:
Fero pranoi se ka bërë gabime në të kaluarën, por se ka reflektuar shumë dhe është përpjekur të ndryshojë. Ai theksoi se kthesa më e madhe në jetën e tij ka ardhur nga afrimi me fenë.
“Me të tregu drejt, unë si dola prej atyre vështirësive ishte prej ndihmës që e kam pasur nga religjioni. Kur kam nisë me u marrë me fe, ajo u bë një mburojë për mua, sepse më ndihmoi të fokusohem vetëm tek gjërat e mira,”- u shpreh Fero.
I pyetur nga Arbana Osmani se kur nisi ky ndryshim i brendshëm, reperi zbuloi se gjithçka kishte nisur gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.
“Kur kam filluar të falem, kam qenë në paraburgim. Dhe kur e kam falë vaktin e parë, jam ndier shpirtërisht tepër mirë. Vetë më erdhi që të vazhdoj të falem,” – tregoi ai me sinqeritet.

(Kosova Sot Online)