Elsa Lila rrëfen përballjen e saj me policinë italiane

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 09:18
Elsa Lila rrëfen përballjen e saj me policinë italiane

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka treguar për herë të parë momentet e vështira kur u përball me drejtësinë italiane dhe u akuzua padrejtësisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” – rrëfeu Elsa, duke kujtuar momentin e arrestimit nga karabinierët italianë.

 

Këngëtarja përshkroi frikën dhe shtangien që ndjeu përballë prangave dhe sistemit të drejtësisë:

“Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg,” – tha Elsa Lila, duke shprehur reflektimin e saj mbi gabimet dhe pasojat e mundshme.

Rrëfimi i saj thekson edhe pasojat emocionale dhe psikologjike që përjetoi gjatë muajve të përballjes me drejtësinë italiane, duke treguar se çfarë do të thotë të përballesh me akuza që mund të ndryshojnë jetën e dikujt.

Përvoja e saj e gjatë dhe e dhimbshme në sistemin e drejtësisë është dokumentuar gjithashtu në librin e saj të fundit “Mirë se erdhe në Rebibbia”, ku Elsa Lila ndan kujtime dhe reflektime mbi jetën, padrejtësitë dhe forcën për t’u ngritur mbi vështirësitë.

Image

(Kosova Sot Online)