Heidi e pranon publikisht: Jam e dashuruar

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 14:05
Heidi e pranon publikisht: Jam e dashuruar

Heidi Baci, ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka folur sot për jetën e saj personale dhe ndjenjat e zemrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Heidi u pyet  nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht është e dashuruar.

 

Me një buzëqeshje të sinqertë dhe plot emocion, Heidi pranoi:

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë nga dashuria – është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur.”

Deklarata e saj u prit me interes të madh, pasi publiku ende e ndjek nga afër pas daljes nga programi, ku përjetoi një histori romantike e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe media.

E pyetur nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”, Heidi u shpreh se është në paqe me çdo hap që ka hedhur.

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos kem pengje.”

Pra, për Heidi, jo vetëm dashuria është ende e gjallë, por edhe përvoja në BBVIP mbetet një kapitull i rëndësishëm që e ka ndihmuar të rritet dhe të kuptojë më shumë veten.

Image

(Kosova Sot Online)