Britney Spears rikthehet veç me të brendshme

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 12:28
Britney Spears rikthehet veç me të brendshme

Këngëtarja Britney Spears, 43 vjeç, rikthehet në Instagram vetëm disa ditë pas çaktivizimit të llogarisë së saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim të ndarë Spears shkruante: “Ka ndodhur shumë këtë vit, është çmenduri… Unë përpiqem të jetoj brenda mundësive të mia dhe libri ‘Draw the Circle’ ofron një perspektivë të jashtëzakonshme.” Në foton e publikuar, Spears shfaqet me një palë sytjena me dantella të zezë e të bardhë, të brendshme gri dhe të zeza, dhe çizme prej lëkure të zezë.

 

Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “Merrni balerinën tuaj , rrethin dhe vendosni kufijtë tuaj. Është një disiplinë e rreptë dhe në njëfarë mënyre formë lutjeje, por me kaq shumë mundësi në jetë, është e rëndësishme të jeni vetvetja dhe ta thjeshtoni jetën.” Ajo përfundon me një shaka: “E di që ka edhe anë të ngatërruara. Djalli fshihet tek detajet, por mund t’i përballojmë më vonë.”

Rikthimi i Spears në Instagram vjen vetëm pesë ditë pas deaktivizimit të llogarisë së saj, pas një periudhe ku ajo kritikoi publikisht pretendimet e librit të ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline. Më 2 nëntor, llogaria e saj nuk ishte më e aksesueshme, dhe një mesazh automatik njoftonte se profili mund të ishte hequr.

Image

(Kosova Sot Online)