Kush e mbuloj me dhurata romantike Heidin?

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 15:00
Kush e mbuloj me dhurata romantike Heidin?

Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet tek ndjekësit me disa postime të bëra mbrëmë në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në fotografitë e publikuara, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të.

 

Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet.

“Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat.

Image

(Kosova Sot Online)