Vjen lajmi i mirë për Gjestin

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 14:30
Vjen lajmi i mirë për Gjestin

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur për karrierën e tij, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa e tij kryesore dhe motivimi më i madh për të punuar. Ai tregoi se ka pasur gjithmonë besim të plotë se ata të dy bashkë do të arrinin “të kapnin majat”.

 

I pyetur nëse do ta shihnim atë vetë si konkurrent në Big Brother, DJ me humor u shpreh se nuk do të ishte e drejtë, duke bërë një batutë që lidhet me fitoren e Gjestit: “Nuk është fer me fitu dy herë”.

Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.

“Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai, duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.

Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë.

“Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo.

Image

(Kosova Sot Online)