Suksesi i Malumas nuk lidhet vetëm me muzikën

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 08:06
Suksesi i Malumas nuk lidhet vetëm me muzikën

Këngëtari kolumbian Maluma (emri i vërtetë Juan Luis Londoño Arias), i lindur më 28 janar 1994 në Medellín, është nga artistët latino që kanë bërë një rrugëtim të shpejtë nga skena lokale në skenën ndërkombëtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Suksesi i tij nuk lidhet vetëm me muzikën, por edhe me sipërmarrje të ndryshme.

 

Sipas disa burimeve,Vlera e tij neto për vitin 2025 është vlerësuar në rreth 22 milionë dollarë amerikanë.

Një burim tjetër e vlerëson në vetëm 12 milionë dollarë për të njëjtin vit.

Një burim tjetër, shumë më i lartë dhe me pak burim të verifikuar, flet për rreth 230 milionë dollarë pasuri të mundshme.

Pra, vlera reale e pasurisë së Malumas është e paqartë dhe mund të ndryshojë në varësi të burimit.

Image

(Kosova Sot Online)