
Lexoni edhe:
Në festën e Jennifer-it kishte njerëz nga adoleshenca e saj
Artistja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po përgatitet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj – koncertin jubilar për 40 vjet aktivitet artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja do të mbahet të mërkurën, më 26 nëntor 2025, në AMC Hall.
Në festën e Jennifer-it kishte njerëz nga adoleshenca e saj
Lexoni edhe:
Me një karrierë të pasur që ka shënuar disa prej momenteve më të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare, Adelina pritet t’i sjellë publikut një mbrëmje të mbushur me emocione, muzikë dhe performanca ikonike që e kanë bërë atë një nga artistet më të dashura të shqiptarëve.
Organizatorët kanë paralajmëruar se koncerti do të jetë një spektakël i vërtetë, me skenografi moderne dhe një repertor që do të përmbledhë hitet e katër dekadave të karrierës së saj.
Fansat e Adelinës po e presin me padurim këtë mbrëmje speciale, që pritet të jetë një festë e madhe e artit dhe muzikës shqiptare.
(Kosova Sot Online)