Shpat Kasapi vdiq por ai do të jetojë gjithmonë me hitet e tij

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 12:04
Shpat Kasapi vdiq por ai do të jetojë gjithmonë me hitet e tij

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot në Itali pas një arresti kardiak, në moshën 40-vjeçare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi ka tronditur botën e muzikës shqiptare dhe fansat e tij anembanë trojeve shqiptare.

 

Shpat Kasapi, i cili u bë i dashur për publikun me zërin e tij karakteristik dhe stilin e veçantë, do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në muzikën moderne shqiptare.

Ndër këngët më të njohura të tij mbetet edhe kënga ikonike “Valle kosovare”, e cila vazhdon të dëgjohet dhe të dashurohet nga breza të tërë.

Trashëgimia muzikore e Shpat Kasapit do të mbetet e gjallë, duke e bërë atë një emër të paharruar në historinë e muzikës shqiptare.

(Kosova Sot Online)