Kjo ishte kërkesa e fundit e Shpat Kasapit

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 11:21
Kjo ishte kërkesa e fundit e Shpat Kasapit

Big Mama me lot në sy ka kujtuar momentet me artistin e ndjerë, Shpat Kasapi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Big Mama u shpreh se me Shpatin njiheshin që prej vitit 1997, kanë qenë një gjeneratë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe kërkesën e fundit të tij, ku gjatë një regjistrimi të një programi festiv i ka thënë që të këndojnë “Sajzeza” së bashku.

 

Big Mama: 12 vjeç, fëmijë. Fëmijë me shumë dëshirë për të arritur suksese. Gjëja e fundit që më ka mbetur në kokë, para dy javësh që ishim në një regjistrim të një programi festiv, sikur e ndjente se do të jetë kjo e fundit e dokumentuar. Më tha a t’a këndojmë bashkë ‘Sajzeza’ meqenëse jemi të dy tetovarë. I thashë ‘do e këndojmë o Shpat’. Kush thonte se ai do të ishte kujtimi i fundit me Shpatin.

Derisa shtoj se të gjitha fotot i ka duke qeshur. Nuk ka patur në estradën tonë artist më të buzëqeshur se Shpati. Edhe kur ziheshe me të, ai të kthente përgjigje me buzëqeshje. Ne do të na mbeten kujtimet më të bukura. Unë i them familjes, bashkëshortes, nënës, tezes dhe gjithë familjarëve të Shpatit, Zoti u faltë durimin sa më shumë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur. Nëna e Shpatit nuk ka mundësi të flasë, por kam folur me të afërt. Me vajzën e tezes kam folur. Nuk kam forcë të shkoj, por do të shkoj.

Image


(Kosova Sot Online)