Sot është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 07:59
Sot është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi

Sot është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

 

“(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.

Image

(Kosova Sot Online)